Tina B.
“Mimoza është një nga të ashtuquajturat…
“Mimoza është një nga të ashtuquajturat mentore që, për fat të keq, tregon sjellje të pashpjegueshme dhe jo profesionale. Në vend që të fokusohet te puna dhe zhvillimi personal, ajo merret me bllokimin e njerëzve në rrjete sociale (Instagram dhe Facebook) pa asnjë arsye të justifikuar. Kur e pyeta pse më kishte bllokuar, u përgjigj: “S’ke pse bëhesh e suksesshme duke parë postimet e mia”. Ky është një reagim që tregon qartë mungesë sigurie dhe egocentrizëm, jo frymëzim apo mentorim. Unë nuk kam pasur nevojë për programet e saj, sepse tashmë kam investuar në zhvillimin tim personal. Përkundrazi, ky veprim tregoi se ajo nuk ka ende bërë punë të thellë me veten dhe e ka të vështirë të përballojë suksesin e dikujt tjetër. Në vend që të ofrojë mbështetje, ajo e shikon tjetrin si kërcënim. Prandaj, nëse do të ishte për mua, as edhe një yll nuk do t’i jepja, sepse një mentor i vërtetë nuk vepron kështu.”




